Mbappe, rivali kryesor i Messit për Këpucën e Artë

  • 24 April 2019 - 11:08
Mbappe, rivali kryesor i Messit për Këpucën e Artë

Het-triku i shënuar nga Kylian Mbappe në ndeshjen e Paris Saint-Germainit kundër Monacos, e solli francezin shumë më afër Lionel Messin në garën për Këpucën e Artë të Evropës në këtë sezon.

Argjentinasi ende e kryeson listën me golashënuesit më të mirë të Evropës për këtë sezon, me 33 gola të shënuar. Ai ndiqet nga Mbappe, i cili i ka shënuar 30 gola deri më tani, ndërsa Fabio Quagliarella renditet i treti, me 22 gola.

Gara për Këpucën e Artë:

Me vetëm pesë ndeshje deri në fund të sezonit të La Ligës dhe Ligue 1, Barcelona do të përballet me Alavesin, Levanten, Getafen, Celta Cigon dhe Valencian. Ndërsa, kampioni francez do të udhëtojë në Montpellier, Angers dhe Reims, e do ta presin në shtëpi Nicen dhe Dijonin.

Barcelona po garon në tri gara, përfshirë këtu Kupës së Mbretit dhe Ligën e Kampionëve, mirëpo Messi pritet të pushohet më shumë nga Ernesto Valverde në ligë.

Në anën tjetër, Paris Saint-Germaini e siguroi titullin e kampionit të dielën e kaluar dhe Mbappe mund të përqendrohet ta mposhtë argjentinasin në garën për Këpucën e Artë.

Image

Kapiteni i Barcelonës tashmë e ka fituar këtë çmim, Këpucën e Artë, pesë herë (2017/18, 2016/17, 2012/13, 2011/12 dhe 2009/10), ndërsa 20-vjeçari do ta ketë mundësinë ta dëshmojë veten në këtë garë gjatë karrierës së tij që sapo ka filluar. 

(Kosova Sot)