Për herë të parë në histori, Ligue 1 cakton një gjyqtare për ta referuar një ndeshje

  • 24 prill 2019 - 12:48
Për herë të parë në histori, Ligue 1 cakton një gjyqtare për ta referuar një ndeshje

Për herë të parë në histori, një grua do ta ndajë drejtësinë në një ndeshje të Ligue 1, nivelin e parë të futbollit të djemve në Francë.

Stephanie Frappart ka qenë gjyqtare në ndeshjet e Ligue 2 që nga viti 2014 dhe tani Federata e Futbollit të Francës e ka caktuar atë për ndeshjen e Ligue 1 mes Amiens dhe Strasbourgut, e cila do të zhvillohet të dielën.

Me këtë vendim të Federatës, Frappart futet në histori si gruaja e parë që e referon një ndeshje të Ligue 1. Vendimi u mor si pjesë e përgatitjeve për Kupën e Botës të grave, e cila do të zhvillohet në Francë në vitin 2020.

FIFA i ka kërkuar Federatës së Futbollit të Francës që t’i përgatitë gjyqtarët për këtë garë në kushtet më të mirë të mundshme, veçanërisht sa i përket përdorimit të VAR-it, që do të përdoret në Kupën e Botës.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që një gjyqtare po ndan drejtësinë në ligën e nivelit të parë të futbollit në Francë. Nelly Viennot ishte gjyqtare ndihmëse në Ligue 1 mes viteve 1996-2007.

Amiens renditet në pozitën e 17-të të Ligue 1, me vetëm tre pikë më shumë se Dijoni, që e rrezikonin rënien në Ligue 2. Ndërsa, Strasbourgu renditet në pozitën e dhjetë, me 12 pikë më pak se Saint-Ettiene, që është në pozitë të katërt dhe e siguron kualifikimin në Ligën e Evropës. 

(Kosova Sot)