Liverpooli e Chelsea në garë për yllin e Serie A

  • 24 April 2019 - 13:50
Liverpooli e Chelsea në garë për yllin e Serie A

Dy gjigantët e futbollit anglez, Liverpool e Chelsea janë futur në garë për yllin e Napolit dhe të Serie A, Lorenzo Insigne

Liverpooli e Chelsea janë duke menduar për përforcimet që do t’i bëjnë gjatë verës që vjen.

Dy gjigantët e Premierligës ia kanë vënë syrin sulmuesit të krahut të Napolit, Lorenzo Insigne.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja italiane “Corriere dello Sport”.

Për momentin nuk ka pasur ndonjë ofertë konkrete, por spekulimet e fundit thonë se largimi i lojtarit nga “San Paolo” në përfundim të sezonit është i mundshëm dhe se Premierliga është një opsion për të.

Trajneri i “Reds”, Jurgen Klopp në të kaluarën e kishte shprehur admirimin për lojtarin, ndërkohë që Insigne ka raporte të shkëlqyeshme me ish-trajnerin e tij, Maurizio Sarri, aktualisht trajner i Chelseat.

Edhe Parisi është një destinacion potencial, pasi në Paris Saint-Germain përfaqësuesi italian do ta gjente shokun e skuadrës tek “Azzurri”, Marco Verratti.

Insigne është njëri prej futbollistëve të krahut më të rrezikshëm në Evropë. 

Image

(Kosova Sot)