Giovinco njeriu i rekordeve, shënon në tre Champions League të ndryshëm

  • 24 April 2019 - 14:16
Giovinco njeriu i rekordeve, shënon në tre Champions League të ndryshëm

Sebastian Giovinco e ka shkruar emrin e tij në histori të futbollit duke shënuar gol në tre Champions League në kontinente të ndryshëm

Sebastian Giovinco është një lojtar special.

Në fakt, sulmuesi italian po shkëlqen megjithatë larg kontinentit evropian.

Pasi ishte përshëndetur nga Evropa për të zbarkuar në Kanada, ish-futbollisti i Juventusit më pas është transferuar në Arabinë Saudite, ku e ka regjistruar një rekord të ri: është bërë lojtari i parë shënon në tre Champions League të ndryshëm.

Përfaqësuesi italian momentalisht është pjesë e ekipit Al-Hilal dhe në sfidën e Champions Leagues aziatike kundër Esteghlal e ka regjistruar rekordin e ri, të cilin nuk kishte arritur ta bënte asnjë lohtar italian në të kaluarën: ka shënuar në tri kompeticionet më të rëndësishme ndërkombëtare në kontinente të ndryshme. 

Giovinco kishte shënuar dy gola në Champions League, atë evropiane, me fanellën e Juventusit.

Pas transferimit të tij në Toronto ka shënuar katër gola në CONCACAF Champions League, ndërsa tash në Champions Leaguen e Azisë e shijoi golin e parë.

Sigurisht, Giovinco nuk është futbollisti i parë në histori që e ka arritur një rekord të tillë.

Në fakt, një tjetër futbollist që kishte luajtur në Serie A, Ricardo Oliveira e kishte bërë të njëjtën gjë si Giovinco.

Ish-sulmuesi i Milanit kishte shënuar në tre Championsa të ndryshëm: në Evropë me Betisin, në Azi me Al-Jaziran dhe në Copa Libertadores me San Paolon. 

Edhe DIego Alonso është njëri prej lojtarëve që e ka arritur këtë: në vitin 1999 kishte shënuar me fanellën e Bella Vistas në Copa Libertadores, kurse në sezonin pasues në Evropë me Valencian kishte shënuar në Champions dhe në Azi me fanellën e Shanghai Shenhua në Championsin aziatik.

(Kosova Sot)