Një shqiptar dhe një serb bëhen bashkë për ta shpëtuar Bolognan

  • 24 April 2019 - 14:27
Një shqiptar dhe një serb bëhen bashkë për ta shpëtuar Bolognan

Trajneri serb, Sinisa Mihajlovic i ka shpresat më të mëdha tek futbollisti shqiptar, Blerim Xhemaili për ta shpëtuar bashkërisht Bolognan pa rënë në Serie B.

Blerim Xhemaili ishte njëri prej futbollistëve më të urryer të Kombëtares së Zvicrës nga serbët, së bashku me Behramin, Shaqirin e Xhakën, në ndeshjen që e zhvilluan Helvetikët me Serbinë në Botërorin 2018.

Mirëpo, kur bëhet fjalë për ekipe, nacionaliteti del në plan të dytë.

Kjo pasi futbollisti shqiptar, Blerim Xhemaili ka festuar shpesh përkrah trajnerit serb, Sinisa Mihajlovic, siç shihet edhe në këtë fotografi.

Madje, Mihajlovic i ka shpresat më të mëdha tek Xhemaili në misionin për ta shpëtuar Bolognan pa rënë nga Serie A.

Aktualisht, Bologna gjendet në pozitën e 16-të me 34 pikë, 5 më shumë se ekipet që gjenden në zonën për të rënë në Serie B.

Në të kaluarën Mihajlovic kishte punuar në Fiorentina edhe me futbollistin tjetër shqiptar, Valon Behrami, me të cilin po ashtu nuk e kishte asnjë problem.

Sidoqoftë, gjatë karrierës së tij si futbollist, Mihajlovic tregohej nacionalist i madh serb. 

(Kosova Sot)