Trajneri i Haxhi Krasniqit: Qentë që lehin, nuk të hanë

  • 24 April 2019 - 17:21
Trajneri i Haxhi Krasniqit: Qentë që lehin, nuk të hanë

Trajneri i Haxhi Krasniqit, Magomed Schaburow e ka thumbuar kundërshtarin e ardhshëm të boksierit kosovar, Stefan Hartel para meçit të tyre të 11 majit 

Haxhi Krasniqi do të përballet më 11 maj me boksierin gjerman, Stefan Hartel.

Të dy boksierët kanë mbajtur konferencë për shtyp të mërkurën, ku kanë folur për synimet e tyre për këtë sfidë. 

Ndërsa, trajneri i boksierit junikas, Magomed Schaburow e ka thumbuar kundërshtarin e muajit të ardhshëm.

“Qentë që lehin, nuk të hanë. Stefan Hartel mund të flasë sa të dojë gjëra të kota, por është e thjeshtë: ne do të fitojmë”, ka thënë ai.

(Kosova Sot)