Zidane: La Liga, synimi ynë kryesor sezonin e ardhshëm

  • 24 April 2019 - 19:41
Zidane: La Liga, synimi ynë kryesor sezonin e ardhshëm

Zinedine Zidane e ka bërë të qartë se Real Madridi synon sukses në La Liga sezonin e ardhshëm dhe jo në Ligën e Kampionëve.

Trajneri francez e udhëhoqi Madridin drejt triumfit në ligë në sezonin 2016/17, por Barcelona është buzë fitimit të ligës spanjolle për herë të katërt në pesë vitet e fundit.

Derisa Zidane e pranoi se rivali i madrilenëve, Barça, meriton lëvdata për suksesin e treguar në ligë viteve të fundit, ai këmbënguli se Reali duhet ta ndryshojë dinamiken nga sezoni i ardhshëm.

“Duhet ta ndryshojmë këtë dinamikë. Mund t’ju them se do të përpiqemi ta nisim La Ligën në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ardhshëm”, tha Zidane.

“Duhet ta bëjmë La Ligën synimin tonë kryesor vitin e ardhshëm”, shtoi ai.

(Kosova Sot).