Klubi anglez e tall Juventusin: Gjithmonë nën hijen tonë

  • 24 April 2019 - 20:48
Klubi anglez e tall Juventusin: Gjithmonë nën hijen tonë

Fulhami e ka tallur Juventusit pasi u zbuluan fanellat e reja për sezonin e ardhshëm të gjigantit italian.

Klubi i sapo rënë nga Premierliga beson se fanella e re e Juves me një vijë të hollë në mes ngjason me fanellën e tij.

Kampioni i Serie A do ta ndryshojë fanellën aktuale, e cila është e ndarë me vija bardh e zi, sezonin e ardhshëm dhe do ta ketë një fanellë me një vijë të vetme rozë në mes.

Duke i theksuar ngjashmëritë me fanellën e vet, Fulhami bëri shaka me Juven në Twitter, duke shkruar: “Gjithmonë nën hijen tonë, Juventus”.

Megjithatë, Fulham e ka fshirë postimin menjëherë.

(Kosova Sot)