Lazio e eliminon Milanin, kalon në finale të Kupës së Italisë

  • 24 April 2019 - 22:58
Lazio e eliminon Milanin, kalon në finale të Kupës së Italisë

Lazio ka kaluar në finale të Kupës së Italisë, pas triumfit minimal ndaj Milanit në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në Milano.

Joaquin Correa e dërgoi Lazion e shqiptarëve në finale duke e shënuar golit e fitores 1:0 ndaj Milanit të mërkurën në San Siro.

Lazio kalon në finale me rezultat të përgjithshëm 1:0, pasi ndeshja e parë në Romë kishte përfunduar pa fitues dhe pa gola.

Milani e kontrolloi ndeshjen, por nuk krijoi pothuajse asnjë rast, ndërkohë që Lazio pati shumë mundësi gjatë gjithë ndeshjes.

Correa e shënoi atë që ishte goli i kualifikim në finale në minutën e 58-të.

Kjo është hera e tretë në pesë vite që Lazio e arrin finalen.

Në finale, klubi nga kryeqyteti italian do të përballet me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Atalantës dhe Fiorentinës.

(Kosova Sot)