Dallimi mes statistikave të De Geas në krahasim me sezonin e kaluar

  • 25 April 2019 - 13:19
Dallimi mes statistikave të De Geas në krahasim me sezonin e kaluar

Portieri i Manchester Unitedit, David De Gea, është duke kaluar nëpër një periudhe të vështirë gjatë ndeshjeve të fundit dhe Sky Sports i ka publikuar disa statistika tejet interesante për spanjollin.

Numri një i Manchester Unitedit e bëri një tjetër gabim në ndeshjen e mbrëmshme kundër Manchester Cityt, kur nuk arriti ta ndalë goditjen e Leroy Sanes, i cili e dyfishoi rezultatin.

Statistikat e De Gea duken edhe më keq kur ato krahasohen me statistikat e sezonit të kaluar. Përderisa sezonin e kaluar ai i bënte mesatarisht 13.7 pritje për çdo të pranuar, këtë sezon kjo statistike ka rënë në 0.9.

Gjithashtu, 28-vjeçari i ka pranuar 20 gola më shumë sesa sezonin e kaluar, përkundër që i ka edhe tri ndeshje deri në fund të sezonit.  De Gea ka arritur ta mbajë portën e paprekur në vetëm shtatë ndeshje të këtij sezoni, përderisa sezonin e kaluar e arriti këtë synim 18 herë.

De Gea kishte bërë gabime të ngjashme edhe në ndeshjet kundër Barcelonës, Ëest Ham Unitedit dhe Evertonit. Mirëpo, tifozët e klubit anglez do të luten që portieri spanjoll t’i kthehet formës së tij të vjetër për ndeshjen e së dielës, kundër Chelseat. 

Image

(Kosova Sot)