Ekipi më i mirë i sezonit në Premierligë sipas statistikave

  • 25 April 2019 - 14:12
Ekipi më i mirë i sezonit në Premierligë sipas statistikave

Shoqata e Futbollistëve Profesionistë e zbuloi sot ekipin më të mirë të sezonit të Premierligës, i cili dominohet nga Manchester City dhe Liverpooli, dy klubet që po luftojnë për titullin e Premierligës.

Vetëm një lojtar që nuk luan për Manchester Cityn apo Liverpoolin arriti të futet në këtë skuadër. Ai njeri është Paul Pogba i Manchester Unitedit dhe kjo gjë ngjalli një debat të madh në mes të tifozëve të futbollit.

Vendimi për këtë ekip u mor përmes votave të futbollistëve profesionistë, mirëpo Pogba arrin ta fitojë një vend në formacionin më të mirë të sezonit edhe nëse vendimi do të merrej sipas statistikave.

Ky ekip vjen me disa ndryshime, përfshirë këtu atë në pozitën e portierit, ku është inkuadruar Lukasz Fabianski i West Hamit, i cili ka bërë të paktën nëntë pritje më shumë se cilido portier tjetër në ligë.

Mbrojtja është pothuajse plotësisht e ndryshme me atë të zgjedhur nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë. Virgil van Dijku i Liverpoolit mbetet në ekipin më të mirë të vitit edhe sipas statistikave. Ndërsa vendin e të tjerëve e zënë Lucas Digne i Evertonit, Fabian Schar i Newcastle dhe Ricardo Pereira i Leicesterit.

Në mesfushë u shtua edhe Eden Hazardi, ndërsa në sulmin e përbërë prej dy futbollistëve u fut Mohamed Salah i Liverpoolit.

Image

(Kosova Sot)