Arsenal do të ketë një ekip me vlerë 521 mln euro nëse siguron Champions League

  • 25 April 2019 - 19:10
Arsenal do të ketë një ekip me vlerë 521 mln euro nëse siguron Champions League

Arsenal bëri një hap mbrapa në garën për të siguruar një vend mes katër ekipeve të para në Premier League. “Topçinjtë” u mundën 3-1 në fushën e Wolves dhe tani rrezikojnë të zhvillojnë një sezon tjetër në Europa League. 

Nëse Arsenal do të arrijë të sigurojë një vend mes katër të parave, trajnerit Unai Emery do t’i vihej në dispozicion nga klubi një buxhet i rëndësishëm në merkato, që do t’i jepte mundësinë të blinte lojtarët e duhur për të luftuar me ekipet e mëdha të Premier League. 

Në të kundërt, londinezët do të jenë të detyruar të bëjnë një tjetër fushatë kursimtare në merkato. 

“The Sun” ka bërë një parashikim të skuadrës që Arsenal mund të ketë në rast se siguron kualifikimin në Champions League. 

Skuadra aktuale nuk ka nevojë për ndërhyrje në mesfushë, duke parë se ka në përbërje lojtarë si: Lucas Torreira, Granit Xhaka dhe Matteo Guendouzi already.

Në sulm, Alexandre Lacazette meriton të jetë titullar, duke parë se ka statistika më të mira se Pierre-Emerick Aubameyang. 

Reparti që ka nevojë për përforcime është ai i mesfushorëve sulmues/fantazistëve, për shkak të vështirësive që kanë pasur Mesut Ozil, Alex Iwobi dhe Henrikh Mkhitaryan.

Ylli i Crystal Palace, Wilfried Zaha, dështimi i Barcelona-s, Malcom, dhe talenti i Ajax-it, David Neres, do të ishin tre alternativa shumë të mira për t’u pozicionuar mbrapa krahëve të Alexandre Lacazette. 

Luka Jovic dhe Thorgan Hazard janë dy emra të tjerë për të përmirësuar sulmin. 

(Kosova Sot)