“Momenti kur Mourinho ‘vrau’ Ronaldo-n megjithëse kishte shënuar një tripletë”

  • 25 April 2019 - 19:29
“Momenti kur Mourinho ‘vrau’ Ronaldo-n megjithëse kishte shënuar një tripletë”

Emmanuel Adebayor e ka rrëfyer momentin kur ish-trajneri i tij Jose Mourinho ka “vrarë” Cristiano Ronaldo-n në dhomat e zhveshjes, megjithëse portugezi kishte shënuar një tripletë. 

Ish-sulmuesi i Arsenal, Tottenham dhe Manchester City ka luajtur i huazuar te Real Madrid gjysmën e sezonit 2011, ku ka punuar përkrah Mourinho-s dhe pesë herë fituesit të Topit të Artë. 

“Te Real, po fitonim 3-0 dhe Mourinho hyri në dhomat e zhveshjes dhe u çmend komplet. Ai goditi frigoriferin, goditi televizorin, hodhi ujë. 

Ai vrau të gjithë. Mbaj mend njëherë që vrau Ronaldo-n pasi kishte shënuar një tripletë. i tha: ‘Të gjithë thonë që je më i miri në botë dhe ti po luan keq. Më trego se je më i miri.’

Ronaldo nuk tha asgjë. Ai mund të shënonte një tripletë dhe prapëseprapë fliste për rastet që humbiste.”

(Kosova Sot)