“Solskjaer duhet ta harrojë Fergusonin”

  • 26 April 2019 - 10:12
“Solskjaer duhet ta harrojë Fergusonin”

Ish-lojtari i Manchester Unitedit, Paul Ince, thotë se është i lidhur nga qasja nostalgjike e Ole Gunnar Solskjaerit, duke insistuar se trajneri i “Djajve të kuq” duhet ta harrojë ish-trajnerin legjendar, Sir Alex Fergusonin.

Ole Gunnar Solskjaer u emërua në pozitën e trajnerit permanent muajin e kaluar pas një ecurie shumë të mirë, me 1 disfatë në 17 ndeshjet e para të zhvilluara në pozitën e trajnerit, prej së cilës Jose Mourinho u shkarkua më 18 dhjetor. Megjithatë, shtatë disfatat në nëntë ndeshjet e fundit kanë ngritur dyshime.

Manchester Unitedi pësoi disfatë me rezultat 2:0 në derbin kundër Manchester Cityt të mërkurën. Këto tri pikë të humbura bënë që “Djajtë e kuq” ta kenë edhe më të vështirë ta zënë një vend në top katërshe.

Ince – i cili i kishte fituar dy tituj të Premierligës nga gjithsej dhjetë trofe gjatë kohës sa ishte në Manchester United – e kritikoi qasjen e Solskjaerit dhe vendosmërinë e tij që ta replikojë ish-trajnerin e tij, Sir Alex Fergusonin.

“Ole duhet ta harrojë Sir Alex Fergusonin – ai është trajneri i Manchester Unitedit tani. Ne e kemi provuar këtë qasje të këndshme, t’i japësh çokollata recepsionistes së vjetër dhe tentimet për të bërë atë që e bënte Sir Alex Fergusoni”, ka thënë Ince.

“Kjo ka mbetur në të kaluarën, ne duhet ta harrojmë atë. Të gjithë këto gjëra “Ole legjenda” – po, ai e shënoi golin e fitores në finalen e vitit 1999 të Ligës së Kampionëve, e kuptojmë këtë gjë. Por, ai nuk është një legjendë, është trajneri i Manchester Unitedit”.

“Të premtoj se ai do të luaj në mënyrën e Fergusonit është e pakuptimtë. Kjo gjë po më trullos dhe e di që edhe të tjerët e kanë të njëjtin mendim me mua. Fergusoni nuk është më trajneri, është kaq e thjeshtë”.

“Nuk kam asnjë dyshim se Fergusoni mund t’i ndihmojë Oles kur ai është në telashe, por ajo unë jam i lodhur nga kjo gjë. Ai është trajneri, ai duhet ta harrojë të kaluarën dhe ta kuptojë se Fergusoni nuk është më trajneri”. 

(Kosova Sot)