Kloppi e xhelozon Salahun për takimin me “Zonjën Targaryen”

  • 26 April 2019 - 11:41
Kloppi e xhelozon Salahun për takimin me “Zonjën Targaryen”

Një fotografi e Mohamed Salahut me aktoren Emilia Clarke u bë virale këtë jave dhe Jurgen Kloppi u tall duke thënë se ai ishte shumë i zhgënjyer që nuk kishte qenë i ftuar për të shkuar atje.

Emilia Clarke e luan rolin e Daenerys Targaryen në serinë e famshme “Game of Thrones”. Ajo këtë javë u takua me Mohamed Salahun e Liverpoolit dhe Jurgen Kloppi u duk paksa xheloz për lojtarin e vet.

Salah kishte qenë në Nju Jork për të marrë pjesë në mbrëmjen e organizuar nga revista prestigjioze, TIME, pasi ishte emëruar njëri ndër 100 njerëzit me më së shumti ndikim për këtë vit.

Në këtë ngjarje, sulmuesi egjiptian e pati mundësinë të takohet me disa prej emrave më të mëdhenj në botën e të famshmëve, pëfshirë këtu Rami Malek, Taylor Sëift e Jimmy Fallon.

Megjithatë, ishte fotoja e Salahut me Emilia Clarke ajo që i mahniti më së shumti tifozët e futbollit. Edhe pse Kloppi e lavdëroi Salahun si shembull për të jerët, ai tha se do t’i kishte pëlqyer edhe atij ta takonte “Nënën e Dragonjve”.

“Udhëtimi nuk është më problem. Do të ishte problem nëse vetura e tij do të ishte prishur dhe ai do të ishte detyruar të ecte në këmbë. Ai mungoi në një seancë. Sot, ai po stërvitet dhe gjithçka është në rregull. I pash disa fotografi dhe ai dukej për mrekulli”, ka thënë Klopp.

“Ai i takoi shumë njerëz. Zonjën Targaryen, eh? Edhe ajo ishte aty. Nëse do të ma kishte kërkuar, do t’i isha bashkuar! Ishte shumë interesant, por tani është kthyer dhe gjithçka është në rregull. Jam shumë krenar sepse njerëzit në botën e futbollit zakonisht nuk thonë shumë gjëra të mençura”.

“Por, Mo është njeri shumë i mençur dhe roli i tij është shumë i madh. Ai i tha disa gjëra të mira dhe shpresoj që i ka frymëzuar disa njerëz të mendojmë më shumë dhe të jenë më të vetëdijshëm për të”.

(Kosova Sot)