Goal: Shaqiri do të zhgënjehet sërish

  • 26 April 2019 - 12:06
Goal: Shaqiri do të zhgënjehet sërish

Uebsajti ndërkombëtar i futbollit, Goal.com, e ka publikuar formacionin e mundshëm për ndeshjen e radhës për Liverpoolit dhe ka paralajmëruar se Xherdan Shaqiri mund të zhgënjehet serish sonte.

Liverpooli do ta presë sonte në orën 21:00 Huddersfieldin. Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Anfield”, në kuadër të xhiros së 36-të të Premierligës. Fitorja do ta kthente Liverpoolin në kreun e tabelës.

Mirëpo, trajneri Jurgen Klopp nuk pritet t’ia besojë këtë detyrë të rëndësishme Xherdan Shaqirit, i cili ka luajtur vetëm një minutë në 11 ndeshjet e fundit të zhvilluara, që nga 27 shkurti.

Të paktën kështu raporton uebsajti ndërkombëtar i futbollit, Goal.com, që çdo javë i parashikon formacionet e ndeshjeve më të rëndësishme në Evropë.

“Kloppi nuk besohet se do ta ndryshojë treshen e tij të sulmit, që do të thotë se Xherdan Shaqiri dhe Divock Origi do të mbeten të zhgënjyer. Në mesfushë, Kloppi mund të vendosë të luajë me Fabinhon ose James Milnerin në vend të Jordan Hendersonit ose Gini Wijnaldumit”, shkruan Goal.com.

Mungesa e Shaqirit është vërejtur nga tifozët dhe dje një gazetar e pyeti Kloppin për situatën e 27-vjeçarit. Trajner gjerman vetëm tha se nuk ka probleme me Shaqirin dhe se është i lumtur që e ka atë në skuadër.

“Jo, jo. Gjithçka është mirë, gjithçka është mirë. Si trajner nuk të pëlqen të flasësh për këto gjëra, por asgjë nuk ka ndodhur mes nesh. Ne kemi shumë cilësi në skuadër”, është shprehur Shaqiri.

“Nganjëherë ne kemi nevojë vetëm për 15 apo 20 minuta për ta kthyer ritmin. Ai luan shumë rrallë për mënyrën se si ushtron. Kishte disa probleme me ijën e tij, por tani është mirë përsëri”.

“Ai na ka ndihmuar neve shumë dhe do të vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë. Ju mund të jemi paksa të zemëruar me mua, por kjo gjë nuk ka rëndësi. Jam i lumtur që e kam”.

Xherdan Shaqiri i ka luajtur gjithsej 27 ndeshje për Liverpoolin këtë sezon, shumicën duke u inkuadruar nga banka rezervë gjatë pjesës së dytë të ndeshjeve. Gjatë këtyre ndeshjeve, ai i ka shënuar gjashtë gola dhe i ka asistuar tri të tjera. 

Image

(Kosova Sot)