Emiliano Sala vdiq në aksident tragjik me avion, sot tronditet përsëri familja e tij

  • 26 April 2019 - 12:24
Emiliano Sala vdiq në aksident tragjik me avion, sot tronditet përsëri familja e tij

Një tjetër tragjedi në familjen Sala, pas vdekjes së Emiliano në atë aksident tragjik me avion, këtë herë është babai i tij, Horacio, i cili është ndarë nga jeta paraditen e së premtes për shkak të një ataku në zemër.

Ka qenë një politikan lokal, Julio Muller, ai që ka dhënë një deklaratë në mediet vendase ku konfirmoi se Horacio Sala ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare.

“2019 nuk ndalet duke na shokuar me lajme të rënda nga qyteti. Në 5 të mëngjesit, gruaja e Horacio Sala më mori në telefon dhe ishte shumë e mërzitur. Doktorët kishin shkuar në shtëpinë e tyre, por kur arrita unë aty, ai kishte vdekur”,tha Muller. 

Kujtomë që në janar Emiliano Sala, futbollist që sapo kishte kaluar nga Nantes tek Cardiff në Uells, humbi jetën në një aksident tragjik me avion, në Kanalin e La Manshit, bashkë me pilotin David Ibbotson. 

(Kosova Sot)