PSG-ja, në kërkim të De Geas

  • 26 April 2019 - 12:50
PSG-ja, në kërkim të De Geas

Ole Gunnar Solskjaer po përgatitet për një afat të vështirë kalimtar gjatë verës me Paris Saint-Germainit, për shkak të interesimit të klubit francez për ta transferuar David De Gean.

Manchester Unitedi beson se Paris Saint-Germaini e ka marrë vëmendjen e portierit spanjoll, të cilin francezët do ta paguajnë 350 mijë funta për javë, po aq sa “Djajtë e kuq” nuk po pranojnë ta paguajnë, shkruan The Sun.

Klubi anglez frikësohet se De Gea do të transferohet në fund të sezonit në PSG edhe më shumë nëse Manchester Unitedi nuk arrin të kualifikohet për sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

De Geas i ka mbetur vetëm edhe një vit në kontratën e tij dhe oferta e Paris Saint-Germainit për t’i paguar 60 milionë funta për spanjollin do ta shtojnë edhe më shumë presionin mbi anglezët për ta pranuar këtë ofertë.

De Gea nuk ka qenë në formë të mirë gjatë kohës së fundit, mirëpo për të besohet se ende janë të interesuar Juventusit dhe Real Madridi.

Real Madridi kishte tentuar ta transferonte spanjollin edhe para katër vjetëve, mirëpo dokumentet për transferimin e tij nuk ishin regjistruar brenda afatin kohor dhe tani Zinedine Zidane zgjedh mes Thibaut Courtois dhe Jesus Navas për pozitën e portierit.

Që nga atëherë, De Gea është bëri njëri ndër lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën e Manchester Unitedit, duke e fituar çmimin për lojtarin më të mirë të sezonit katër nga pesë sezonet e fundit.

(Kosova Sot)