Kante mund të mungojë në ndeshjen kundër Man Unitedit

  • 26 prill 2019 - 16:05
Kante mund të mungojë në ndeshjen kundër Man Unitedit

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, shpreson ta ketë Antonio Rudigerin gati për ndeshjen e së dielës kundër Manchester Unitedit, mirëpo nuk është i sigurt për N’Golo Kanten.

Qendërmbrojtësi Antonio Rudiger ka qenë jashtë fushës së blertë që kur pësoi lëndim në gju në disfatën 2:0 kundër Liverpoolit, më 14 prill.

Ndërsa, Kante u detyrua ta lë ndeshjen e së hënës, që përfundoi 2:2 kundër Burnleyt, në gjysmë pas i pësoi një lëndim në shpinë.

Sarri mendon se Rudigeri do të jetë gati për ndeshjen kundër Manchester Unitedit, mirëpo nuk është i sigurt për Kanten.

“Rudigeri është në rregull për momentin. Jemi duke tentuar ta rikuperojmë Kanten, por nuk jam i sigurt për momentin”, ka thënë Sarri në konferencën për shtyp para ndeshjes të kësaj fundjave.

Në skuadrën e Chelseat do të mungojë edhe Callum Hudson-Odoi, i cili e bëri operacion kyçin e këmbës së tij këtë javë. Sarri pret që talenti anglez të rikuperohet në kohë për turneun parasezonal të Chelseat këtë verë, në fund të korrikut.

“Mendoj se Callumi do të kthehet këto pas një apo dy ditësh. Tani, atij i duhet pak kohë, por Callumi është djalosh shumë i fortë, edhe në aspektin mendor, edhe në atë fizik”, shtoi Sarri.

Ndeshja mes Manchester Unitedit dhe Chelseat, e cila do të zhvillohet këtë të diel në “Old Trafford” është shumë e rëndësishme pasi që të dy klubet janë duke luftuar për një vend në top katërshe. Për momentin, Chelsea është tri pikë para “Djajve të kuq”. 

(Kosova Sot)