Aksidentalisht rrjedhin fanellat e Milanit për sezonin 2019/20

  • 26 April 2019 - 17:44
Aksidentalisht rrjedhin fanellat e Milanit për sezonin 2019/20

Mungojnë edhe pak ndeshje nga fundi i sezonit dhe në rrjet kanë filluar të qarkullojnë fotografitë e fanellës së re të Milan-it 2019/20.

Pas imazheve të publikuara nga “Footyheadlines.com”, portal i specializuar në fanellat e futbollit, tani janë publikuar i mazhet e lojtarëve kuqezi me fanellën e re. 

Nga e majta në të djathtë shikohen B akayoko, Paqueta, kapiteni Romagnoli, Piatek dhe Suso.

Uniforma e re i ka shiritët më të hollë në krahasim me ato të fanellës aktuale dhe më të ngjashëm me fanellën e njëqindvjetorit (1998-99). 

Ata më të kujdesshmit do ta kenë vënë re me siguri praninë e Bakayoko.

A mund të jetë kjo një e dhënë për merkaton, që konfirmon qëndrimin e mesfushorit te kuqezinjtë? Mjafton të presim pak javë dhe gjithçka do të jetë e qartë. 

(Kosova sot)