Rakitic, Gashit: Faleminderit vëlla për vizitën!

  • 27 April 2019 - 10:18
Rakitic, Gashit: Faleminderit vëlla për vizitën!

Ivan Rakitic ka pritur një “mysafir special” të premten në Barcelonë, Shkëlzen Gashin.

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic, ka pritur një “mysafir special” të premten në Barcelonë, 30-vjecarin shqiptar, Shkëlzen Gashi.

Ata ia kanë dhuruar njëri-tjetrit nga një fanellë me dedikime speciale dhe të nënshkruara.

Image

Gashi ia dhuroi mesfushorit të Barcelonës fanellën e Shqipërisë të nënshkruar, ndërsa në kthim mori atë të Barcelonës, në të cilën shkruhej: “Për vëllain tim, Shkeli. Faleminderit për vizitën. Të dua vëlla”.

Ndërsa mbishkrimi në fanellën me dedikim të Gashit nuk kuptohet edhe mirë, teksa shkruhet “faleminderit për gjithçka”. 

(Kosova Sot)