Pogba e bën të qartë, dëshiron të largohet nga Man Unitedi

  • 27 April 2019 - 17:15
Pogba e bën të qartë, dëshiron të largohet nga Man Unitedi

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba vazhdon të jetë i vendosur për t’u larguar nga “Old Trafford” këtë verë.

Ashtu siç zbulojnë mediat në Spanjë, futbollisti nuk ka pranuar të plotësojë dokumentacionin e duhur për të udhëtuar me klubin drejt Kinës, aty ku United do të kryejë fazën përgatitore këtë verë.

Një vendim ky i marrë me ndërgjegje të plotë, në mënyrë që klubi të kuptojë dëshirën e tij dhe t’ia bëjnë edhe më të lehtë largimin në merkaton e ardhshme.

Madje bëhet me dije se as Ander Herrera, të cilit i përfundon kontrata dhe me shumë gjasa do të firmosë për PSG, e as Lukaku, të cilit i mungojnë minutat në këmbë, nuk janë paraqitur në zyrat e klubit për të dorëzuar dokumentacionin që iu nevojitet për të udhëtuar drejt Kinës.

Fakti që Pogba ka marrë vizën amerikane dhe jo atë kineze, bën që të gjithë ta shohin edhe më pranë Realit, duke qenë se madrilenët vitet e fundit kanë realizuar fazën përgatitore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

(Kosova Sot)