Rashica 'fajtor' për sherrin e Kovacit me doktorin e Bayernit

  • 28 prill 2019 - 10:31
Rashica 'fajtor' për sherrin e Kovacit me doktorin e Bayernit

Reprezentuesi, Milot Rashica, po shkëlqen me paraqitjet e tij në futbollin gjerman.

Rashica në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë kundër Bayern Munich, ishte në top formë duke shënuar një gol të bukur dhe dhuruar një asist.

23 vjeçari shënoi në minutën e 75-të për rezultatin 2:2 dhe goli i tij shkaktoi tensione në pankinën e bavarezëve.

Trajneri Niko Kovac u përplas fizikisht me doktorin e njohur gjerman të bavarezëve, Myler-Vohlfard.

Kjo, pasi mesfushori spanjoll, Javi Martinez, ishte shtirë në fushën e lojës dhe kërkoi ndihmën e doktorit. 

Por, Kovac nuk e lejoi që ai të hynte në fushë më pretekstin se kjo do ta linte skuadrën me 10 lojtarë në një moment delikat të ndeshjes.

Megjithatë, trajneri kroat e ka mohuar se ka ndonjë problem me doktorrin dhe se këto gjëra ndodhin shpesh në botën e futbollit.

“Isha shumë i nxehur dhe në atë moment reagova ndoshta keq, por nuk kam asgjë me Myler-Vohlfard, ishte thjesht diçka kalimtare. Në futboll ndodhin shpesh gjëra të këtij lloji”, ishin fjalët e trajnerit kroat pas kualifikimit në finale të Kupës së Gjermanisë.

(Kosova Sot)