Napoli ëndërron Benzeman, por problemi mbetet te paga e lartë e francezit

  • 28 April 2019 - 11:27
Napoli ëndërron Benzeman, por problemi mbetet te paga e lartë e francezit

Karim Benzema është ëndrra e Napolit për repartin e sulmit.

Sulmuesi francez është rikthyer në formën e tij më të mirë në fund të edicionit me Real Madridin.

31-vjeçari është synimi kryesor i gjigantit italian Napoli që po synon ta afrojë gjatë afatit kalimtar të verës.

Carlo Ancelotti e pëlqen jashtëzakonisht shumë francezin dhe po dëshiron të punojë sërish me të.

Image

Napoli është gati t’i përmbush kërkesat e Real Madridit prej 50 milionë euro për transferimin e lojtarit.

Por problemi qëndron tek paga e lartë e lojtarit prej 9,5 milionë euro neto në stinor.

Napoli është gati t’i ofrojë pagë deri në gjashtë milionë euro në sezon dhe nëse pranon Benzema një ofertë të tillë atëherë mund të jetë lojtari i ri i Napolit. 

(Kosova Sot)