'Kroos, i duhuri për Juventusin'

  • 28 April 2019 - 19:09
'Kroos, i duhuri për Juventusin'

Luca Toni mendon se Kroos është i duhuri për Juventusin, ashtu si mbrojtësi i Bayern Munich, Jerome Boateng.

Pak orë pasi u zbulua se PSG-ja ka ofruar 70 milionë euro për të marrë shërbimet e Miralem Pjanic, te Juventusi kanë nisur të mendojnë se kush mund të jetë pasuesi i tij.

Juve kërkon 100 milionë euro për të lënë të lirë Pjanicin, nëse ndodh që boshnjaku të largohet, ish-sulmuesi i bardhezinjëve, Luca Toni, ka shprehur dëshirën për ta parë gjermanin në Torino.

“Unë e gjykoj perfekt që Toni Kroos të shkojë te Juventusi”, tha Toni.

“Kam luajtur me të te Bayern, asokohe ai ishte i ri, por edhe atëherë ai kishte personalitet të fortë”.

“Kroos nuk vuan nga presioni. Unë gjithashtu pres një afrim në mbrojtje: Më pëlqen shumë Jerome Boateng dhe kam dëgjuar se ai mund të largohet nga Bayern”, tha ish-sulmuesi italian.

Kujtojmë që për Toni Kroos është përfolur se mund të largohet nga Real Madridi, duke qenë se projektohet të mbërrijë Paul Pogba dhe të marrë ai lidershipin e mesfushës.

Kroos është pjesë e Realit që nga viti 2014. AI ka bërë 230 paraqitje për Los Blancos dhe ka shënuar 13 gola. 

(Kosova Sot)