Shokuese, vritet një futbollist

  • 28 April 2019 - 23:00
Shokuese, vritet një futbollist

Kelvin Jushi, ish-futbollist i Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë, i aktivizuar ndër të tjera edhe me skuadrën e Laçit, ka mbetur i vrarë nga një shkëmbim zjarri.

Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur mbrëmjen e të dielës në qytetin e Laçit.

Sipas burimeve nga vendngjarja, Kelvin Jushi 30 vjeç ndërroi jetë, teksa transportohej për në spital, ndërsa të plagosur kanë mbetur edhe dy persona të tjerë, edhe ata familjarë të viktimës.

(Kosova Sot)