Reagim emocionues i Vedat Muriqit pas vdekjes së futbollistit çek në aksident

  • 29 April 2019 - 12:41
Reagim emocionues i Vedat Muriqit pas vdekjes së futbollistit çek në aksident

Futbollisti çek, Josef Sural, ka humbur jetën në një aksident komunikacioni, në të cilin është përfshirë minibusi i ekipit nga Superliga turke, Alanyaspor.

Sulmuesi 28 vjeçar ka vdekur si pasojë e lëndimeve, ndërsa lëndime ka pësuar edhe ish-mbrojtësi i Tottenham Hotspur, Steven Caulker.

Ndër gjashtë futbollistët e dërguar në spital ka qenë edhe ish-sulmuesi i Newcastle United, Papiss Cisse.

Kjo humbje e madhe për futbollin i ka prekur zemrat e të gjithë futbollistëve.

Image

Skuadrën dhe familjen e tij e ka ngushëlluar edhe ylli i Kosovës dhe rivali i tyre, Vedat Muriqi i cili aktivizohet me Rizesporin.

“U prefsh në faqe Josef Sural, Faleminderit Alanyaspor”, ka shkruar Muriqi.

(Kosova Sot)