Pochettino nuk është i interesuar për Milanin

  • 29 April 2019 - 16:47
Pochettino nuk është i interesuar për Milanin

Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino, ka mohuar spekulimet që e lidhin me Milanin.

Është raportuar se Pochettino mund ta zëvendësojë Gennaro Gattuson te Milani, por argjentinasi insiston se është i përkushtuar te Tottenhami.

“Kam lexuar në media, asgjë tjetër”, tha ai për Goal.com. 

“Ju e dini se si funksionon bota. Këso spekulime nuk e ushqejnë egon time”.

“Është pjesë e futbollit. Nëse flasim për interesimin e klubeve tjera, unë e marrë vetëm si shenj nderimi”.

Spurs do të përballen me Ajaxin në gjysmëfinale të Champions League, pasi skuadra holandeze e eliminoi Juventusin, kurse Tottenhami Manchester Cityn.

(Kosova Sot)