Spot unik nga Barcelona, alienët mbërrijnë në tokë – Suarez fsheh Messin!

  • 29 April 2019 - 17:11
Spot unik nga Barcelona, alienët mbërrijnë në tokë – Suarez fsheh Messin!

Klubi i Barcelonës ka publikuar së fundi një reklamë të re për markën “Audi”, që është sponsori i tyre.

Një video e veçantë, më se e goditur, ku shfaqet një alien që zbret në dhomat e zhveshjes me një gazetë në dorë, ku thuhet se lojtarët katalanas janë alieno, vijnë nga një planet tjetër e të tilla krahasime. 

“Udhëtova 300 vite dritë për të mbërritur në tokë dhe tani zbuloj që ju jeni alienët? Që ta dini, unë jam alieni i vetëm këtu! Isha i qartë?”, thotë personazhi në rolin e alienit.

Menjëherë pas kësaj, Luis Suarez që fsheh fanellën e Lionel Messit, si për të nënkuptuar se argjentinasi është një alien.

“Ju vetëm bëni disa trika me top dhe të gjithë ju quajnë alien!”.

“A dëshironi ta dini se çfarë bën një alien me top".



(Kosova Sot)