Lufta për mbijetesën – Flamurtari përmbysë KeK-un për tri pikët
Ka përfunduar edhe ndeshja e fundit e xhiros së 29-të në kuadër të Superligës së Kosovës.
Skuadra e Flamurtarit dhe ajo e KeK-ut zbritën në fushë në ndeshjen e fundi të kësaj xhiroje, për një duel që ishte i vlefshëm për luftën për mbijetesë.
Flamurtari ishte nikoqir i skuadrës nga Obiliqi, në një ndeshje që ia doli ta fitonte me rezultatin 2:1.
Serinë e golave në këtë takim e hapi anëtari i KeK-ut, Vigan Veliu, i cili realizoi në minutën e 27’ të takimit.
Pak para përfundimit të pjesës së parë, vendasit arritën që të barazojnë me anë të Kelemendit, i cili tundi rrjetën në minutën e 42’.
Golin e fitores për skuadrën e Flamurtarit e realizoi Berbatovci, i cili realizoi vetëm 8 minuta para fundit të ndeshjes.
Me këtë fitore, Flamurtari ngjitet në pozitën e 7 në tabelë, me 35 pikë të grumbulluara pas 29 xhirove.
Në anën tjetër, skuadra e KeK-ut mbetet me vetëm një pikë, pa asnjë shpresë në fundin e tabelës.
(Kosova Sot)