Ky Madrid i Zidanit do të ishte jashtë Champions League për sezonin 2019/20

  • 29 April 2019 - 18:11
Ky Madrid i Zidanit do të ishte jashtë Champions League për sezonin 2019/20

Real Madridi do të ishte renditur në pozitën e pestë në La Liga që nga rikthimi i Zizu në stolin e “Los Blancos”.

Kanë kaluar 49 ditë që kur Zinedine Zidane u rikthye Real Madrid. Në pesë javë, Los Blancos kanë zhvilluar tetë ndeshje në La Liga. 

Francezi u kthye me idenë për ta përfunduar sezonin në mënyrën më të mirë që është e mundshme, por asgjë s’ka shkuar sipas planifikimeve sepse Reali duket i humbur.

Në 8 ndeshje që nga rikthimi, Zizu ka regjistruar katër fitore, 2 barazime dhe 2 humbje dhe nëse i krahasojmë edhe skuadrat tjera nga dita kur Zizu u kthye, do të kishte mbetur jap top katërshes për Chmapions League.

Thjesht, edhe Zidane e ka parë se ky Madrid ndryshon shumë me atë që e ka udhëhequr për 2 vite e gjysmë dhe do të tentojë të ndryshojë çdo gjë gjatë verës, me afrimin e super lojtarëve.
 

Image

Neymar, Mbappe, Hazard, Kane, Eriksen, Pogba, janë vetëm disa nga shumë emrat që përmenden se mund ta veshin fanellën e Realit sezonin 2019/20.

(Kosova Sot)