Fillojnë gjysmëfinalet: Ajaxi dhe Tottenhami kërkojnë ta vazhdojnë ëndrrën

  • 30 April 2019 - 09:50
Fillojnë gjysmëfinalet: Ajaxi dhe Tottenhami kërkojnë ta vazhdojnë ëndrrën

Sonte zhvillohet ndeshja e parë gjysmëfinale në kuadër të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve, ku do të përballen dy klube që i kanë lënë shumë tifozë të mahnitur me rrugëtimin e tyre në Evropë, Tottenhami dhe Ajaxi.

Skuadra e Tottenhamit është e prekur nga disa lëndime, mirëpo Mauricio Pochettino ka thënë se është i pamundur të jesh i lodhur për ndeshjen gjysmëfinale kundër Ajaxit, shkruan UEFA.

– Pochettino: Është e pamundur të jesh i lodhur për ndeshjen me Ajaxin

– Klubi holandez e ka eliminuar Real Madridin dhe Juventusin

– Tottenhami e ka qëllim të arrijë në finalen e parë në histori të Ligës së Kampionëve.

– Sulmuesi Harry Kane dhe i suspenduari Heung-Min Son mungojnë për nikoqirët

– Christian Eriksen, Jan Vertonghen, Toby Alderweireld dhe Davinson Sanchez kanë qenë lojtarë të Ajaxit në të kaluarën

Tottenhamit mund t’i mungojnë disa nga lojtarët më të rëndësishëm – veçanërisht Harry Kane dhe Heung-Min Son – mirëpo atyre nuk u mungon vullneti për të luftuar që të arrijnë në finalen e parë të Ligës së Kampionëve në histori të klubit.

Disfata e Tottenhamit në fundjavë nuk do të luajë shumë rol, skena evropiane ka nxjerrë shpeshherë më të mirën e Tottenhamit këtë sezon dhe kjo gjë mund të përsëritet të martën, pasi që londinezët duan ta marrin një rezultat të mirë me vetë për ndeshjen kthyese në Amsterdam.

As Ajaxi nuk pritet të ndryshojë tani, pasi ka arritur deri në këtë fazë duke i qëndruar besnik stilit të tyre të lojë. Ata do të tentojnë ta dominojnë lojën, të bëjnë presion dhe t’i ndërrojnë pozicionet rrjedhshëm.

Skuadra e Ajaxit përbëhet nga mbrojtës anësor të cilët kanë shënuar pesë herë në fazën e grupeve, apo plot 16 herë në të gjitha garat gjatë sezonit 2018/19. Pasi që Kane dhe Son do të mungojnë në këtë ndeshje, skuadra e Erik ten Hag e ka një mundësi të artë për ta marrë epërsinë.

Formacionet e mundshme:

Tottenham: Lloris; Trippier, Alderweireld, Sánchez, Rose; Dier, Wanyama, Eriksen; Alli, Lucas; Llorente

Ajax: Onana; Tagliafico, Blind, De Ligt, Mazraoui; De Jong, Van de Beek, Schöne; Neres, Tadië, Ziyech

Ndeshjet e fundit:

Tottenham 0-1 West Ham (27/04)

Ajax 4-2 Vitesse (23/04)

Forma:

Tottenham – HFHHFFFHHF

Ajax – FFFFBFFFHF

(Kosova Sot)