Pas një sëmundje të rëndë, ndërron jetë ish-futbollisti i njohur

  • 30 April 2019 - 13:53
Pas një sëmundje të rëndë, ndërron jetë ish-futbollisti i njohur

Borussia Dortmundi ka shpallur ditë zie pas vdekjes së Lothas Geisler, i cili ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare pas një sëmundje të rëndë.

Geisler, i cili ka lindur në Dortmund më 8 dhjetor 1936, ishte njëri prej futbollistëve më me epër në historinë e ‘Milionerëve’.

Karrierën e nisi te skuadra e dytë e Kemminghausen në vitin 1948, para se të transferohej te Tus Eving-Lindenhorst.

Talenti i tij nuk u la pa u vërejtur nga klubet e mëdha gjermane, ku më pas ai u transferua në Dortmund, ku ka zhvilluar 117 paraqitje kampionale.

“Ne do ta nderojmë Lothar, ai ishte mik i mirëpritur kudo te ne për shkak të humanitetit të tij”, shkruhet në mes të tjerash në faqen zyrtare të Dortmundit.

Image

(Kosova Sot)