Boateng: Isha i padisiplinuar, kjo më pengoj në karrierë

  • 30 April 2019 - 15:27
Boateng: Isha i padisiplinuar, kjo më pengoj në karrierë

Kevin-Prince Boateng është tani kampion i La Ligës me Barcelonës, mirëpo ai beson se mund të kishte luajtur për dhjetë vjet në Real Madrid ose Manchester United, nëse do të kishte pasur sjellje më të mirë në fillim të karrierës. Në moshën 32-vjeçare, ganezi e ka arritur kulmin e karrierës së tij. Ai ka shijuar mjaft shumë suksese edhe deri në këtë pikë, në Tottenham dhe Milan, mirëpo e pranon se mund të kishte bërë më shumë. Boatengu tha në një intervistë më DAZN se ai nuk ishte mjaftueshëm i motivuar në fillim të karrierës dhe kjo gjë i ka kushtuar atij mjaft shumë.

“Mentaliteti është shumë i rëndësishëm. Unë fillova shumë vonë të mendoj për karrierën time. Pendohem për këtë gjë”, ka thënë Boateng. “Si 18-vjeçar, kisha nevojë që një agjent ose familjarët e mi të më shtynin në rrugën e duhur. Do ta kisha dashur shumë një gjë të tillë. Por, unë u detyrova të rregulloj gjithçka vetë”. “Nëse do të kisha pasur vullnet, do të kishte qenë titullar në Barcelonës, apo do të kisha luajtur për dhjetë vjet në Real Madrid apo Manchester United”.

(Kosova Sot)