Reagon Munishi, kërkon falje nga kolegët

  • 30 April 2019 - 16:19
Reagon Munishi, kërkon falje nga kolegët

Një reagim i ashpër ka ardhur nga trajneri i mirënjohur kosovar Ismet Munishi i cili ka mohuar zërat se është në kontakte me një skuadër të Superligës. Gjatë ditës u fol se Munishi është në bisedime me një skuadër të Superligës madje edhe të kreut të tabelës, por këtë gjë e ka mohuar kategorikisht Munishi.

“Jetojmë në botën e dezinformatës. Më vjen keq nga kolegët dhe klubet që po lakohet emri imë, në momentet decizive kur klubet kanë nevojë për qetësi dhe përqendrim, sepse jemi në finish të kampionatit fantastik. Deri në fund të kampionatit jam tifoz i Vëllaznimit. Shumë suksese klube dhe kolegë të nderuar”, ka shkruar në llogarinë e tij në “facebook”, Ismet Munishi.

(Kosova Sot)