Ajax-i 'rikthen' Harry Kane

  • 30 April 2019 - 17:33
 Ajax-i 'rikthen' Harry Kane

Harry Kane duket se do të kthehet në fushë për gjysmëfinalen e Champions League që Tottenham do të luajë mbrëmjen e sotme kundër Ajax-it. Të paktën kështu duket nga mesazhi i klubit holandez në rrjetet sociale.

Ajax ka publikuar një fotografi interesante në Twitter pasi ka mbërritur në stadiumin e "Spurs". Holandezët kanë publikuar imazhet e uniformave të ekipi të tyre dhe uniformat e para të Tottenham, duke përfshirë edhe fanellën me numrin 10 të Harry Kane. Kaq u ka mjaftuar tifozëve të ekipit anglez për t'u bindur se ylli i tyre do të jetë në fushë mbrëmjen e sotme.

Kane dukej se do të humbte pjesën e mbetur të sezonit pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen kundër Manchester City-t, por tani mund të kthehet më shpejt nga sa parashikohej.

(Kosova Sot)