Icardi i zhveshur sipër Wandas, tifozët shpërthejnë ndaj tyre

  • 30 April 2019 - 23:33
Icardi i zhveshur sipër Wandas, tifozët shpërthejnë ndaj tyre

Wanda Nara është e papërmbajtshme në rrjetet sociale, megjithëse tek Interi ndihen gjithnjë e më të bezdisur nga kjo gjë.

Gjatë ditëve të fundit ajo ka nisur të postojë foto provokuese me burrin e saj Mauro Icardin, njëherazi sulmuesi i Interit.

Por fotoja e fundit jo vetëm që ka qenë më provokuesja, por duket se u ka sosur durimin edhe fansave që e kritikojnë dyshen argjentinase për mungesë serioziteti dhe për ekzibicion të tepruar.

“Futjuni pornos, hajde!”… “Çfarë po bëni, film porno?”…, ishin disa nga komentet e shumta në foton që kishte publikuar Wanda Nara.

Image

(Kosova Sot)