Barcelona interesohet për Matan

  • 01 May 2019 - 13:18
Barcelona interesohet për Matan

Gjiganti i La Ligës, Barcelona, është i interesuar që gjatë verës ta transferojë mesfushorin e Manchester Unitedit, Juan Matan, kontrata e së cilit përfundon këtë verë.

Barcelona mund ta përforcojë skuadrën gjatë verës me Juan Matan pa ia paguar asnjë cent Manchester Unitedit, pasi që kontrata e spanjollit përfundon në fund të këtij sezoni.

Megjithatë, për t’u arritur një marrëveshje e tillë, fillimisht Mata duhet ta pranojë ofertën e Barcelonës, që nuk pranon t’ia japë atij rrogën e njëjtë si në Manchester Unitedit. Për momentin, Mata i fiton 170 mijë funta në javë, mirëpo Barcelona nuk është e gatshme të shpenzojë kaq shumë para për të.

Për 31-vjeçarin janë të interesuara edhe disa klube të tjera, mirëpo Mata e preferon Barcelonën, pasi që The Sun raporton se ai gjithmonë ka dashur të transferohet në Camp Nou.

Megjithatë, Mata – i cili i kushtoi Manchester Unitedit 37.1 milionë euro në vitin 2013, kur u transferua nga Chelsea – është i mësuar me jetën në Mançester, ku ai e ka edhe një restorant.

Përveç Matas, Manchester Unitedi pritet t’i largojë edhe disa lojtarë të tjerë më të moshuar nga skuadra gjatë kësaj vere, si Ander Herrera, Antonio Valencia. Madje, edhe negociatat për rinovimin e kontratës së David de Geas s’janë treguar të suksesshme deri më tani. 

(Kosova Sot)