Modric do të mbetet në Madrid

  • 01 May 2019 - 13:37
Modric do të mbetet në Madrid

Mesfushori kroat pritet ta përfundojë karrierën në “Santiago Bernabeu”

Luka Modric do të luajë në Real Madrid edhe sezonin e ardhshëm.

Për këtë ka siguruar ish-sulmuesi malazez, Predrag Mijatovic.

Mesfushori kroat ka pasur paraqitje të zbehtë në humbjen nga Rayo Vallecano, por Mijatovic thotë se e ka përshtypjen Modric do të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”.

“Ai do të vazhdojë, kam biseduar me të. Ai e zhvilloi njërën prej ndeshjeve më të dobëta të karrierës ndja Rayos. Por, është i lumtur në Madrid”, siguroi Mijatovic, i cili në të kaluarën kishte luajtur në Real Madrid. 

(Kosova Sot)