“Ronaldo zhvishej dhe e studionte çdo centimetër të trupit të vet”

  • 01 May 2019 - 14:42
“Ronaldo zhvishej dhe e studionte çdo centimetër të trupit të vet”

Futbollisti nga Bjellorusia, Vitalu Kutuzov, ishte shok dhome me Cristiano Ronaldos gjatë kohës sa të dy ishin futbollistë të Sporting Clube de Portugal. Së fundi, Kutuzov e bëri një intervistë ku i zbuloi disa detaje për Ronaldon. La Gazzetta dello Sport e intervistoi Vitali Kutuzovin, që nuk njihet shumë për karrierën e tij në futboll, mirëpo kishte qenë shok dhome me Cristiano Ronaldon në të kaluarën. Kutuzovi ka zbuluar se si ishte të jetojë në të njëjtën dhomë me portugezin. Për më tepër, ai ka rrëfyes për fiksimin për portugezi e kishte me pamjen e tij fizike dhe për interesimin e Ronaldos për Milanin.

Interesimi i Ronaldos për Milanin: “Kur jetonim në të njëjtën dhomë, ne flisnim në portugalisht. Cristiano e dinte se unë kisha luajtur në Milan dhe m’i bënte mijëra pyetje. Atëherë, të luajë për Milanin ishte kulmi i karrierës. Ai më pyeste për Maldinin, Costacurtan, Inzaghin dhe Shevchenkon. Më pyeste edhe për kampin stërvitor Milanello, që atëherë ishte më moderni në botë. Donte të dinte gjithçka për përgatitjet e tyre”. Interesimi i Ronaldos vetëm për futboll: “Ai kurrë nuk më ka pyeste për gratë e bukura të Bjellorusisë. Kurrë, as edhe një herë të vetme. Në atë kohë, ne flisnim vetëm për futboll, kurrë për vajza”.

Fiksimi me trupin: “Ai stërvitej shumë, por jo më shumë sesa ne. Ai kujdesej për trupin e vet më shumë sesa ne të tjerët. Kurrë nuk e kam takuar ndonjë person më të përqendruar në këtë aspekt të profesionist tonë”. “Në zhveshtore, ai e zhvishte fanellën dhe qëndronte ashtu për një kohë të gjatë. Ai e studionte në detaje çdo centimetër të trupit të tij. Gjithmonë na pyeste se si të bëhej më i fortë, por jo për të dalë në revista. Atij i interesonte vetëm futbolli”.

(Kosova Sot)