Statistikat që duhet t’i dini para ndeshjes Barcelona – Liverpool

  • 01 May 2019 - 14:59
Statistikat që duhet t’i dini para ndeshjes Barcelona – Liverpool

Sonte në orën 21:00 zhvillohet ndeshja e parë gjysmëfinale mes Barcelonës dhe Liverpoolit në kuadër të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve, në stadiumin “Camp Nou”. Pasi që Tottenhami dhe Ajaxi i habitën të gjithë duke u kualifikuar për ndeshjen tjetër gjysmëfinale të këtij sezoni, fituesi i përballjes mes Barcelonës dhe Liverpoolit pritet të jetë favorit për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve. Që të dy skuadrat kanë qenë në formë të mirë këtë sezon. Të shtunën, Barcelona e siguroi titullin e kampiones së La Ligës për të dytin sezon radhazi, por edhe kundërshtari mund të shpallet kampion i ligës këtë sezon, pasi që Liverpooli e ka vetëm një pikë më pak se Manchester City në tabelën e Premierligës, me dy ndeshje deri në fund të sezonit.

Statistikat që duhet t’i dini për këtë ndeshje: – Liverpooli është i vetmi klub anglez që ka arritur të sigurojë fitore si mysafir kundër Barcelonës në gara evropiane. Liverpooli e mposhti Barcelonën me rezultat 1:0 në Kupën e UEFA-s në sezonin 1975/76 dhe 2:1 në Ligën e Kampionëve 2006/07. – Liverpooli nuk e ka humbur asnjërën prej katër ndeshjeve paraprake si mysafir kundër Barcelonës në të gjitha garat (Dy fitore, dy barazime). Liverpooli nuk ka rekord më të mirë kundër asnjë klubi tjetër si mysafir në garat evropiane.

– Kjo është paraqitja e 11-të e Liverpoolit në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve dhe Kupës Evropiane. Ata kanë kaluar në finale në tetë nga dhjetë herët e fundit, duke dështuar vetëm kundër Interit në vitin 1964/65 dhe kundër Chelsea në vitin 2007/08. – Vetëm Steven Gerrard (21) ka shënuar më shumë gola në garat evropiane për Liverpoolit sesa treshja aktuale e skuadrës, Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Roberto Firmino (nga 14 secili)

– Barcelona ka fituar më shumë ndeshje të Ligës së Kampionëve kundër klubeve angleze sesa çfarëdo skuadre tjetër kundër klubeve nga një vend i caktuar në historinë e garës

– Lionel Messi i ka shënuar 24 gola në 32 ndeshje të Ligës së Kampionëve kundër klubeve angleze. Megjithatë, ylli i Barcelonës nuk ka arritur të shënojë në dy paraqitjet e tij kundër Liverpoolit.

– Barcelona është e pamposhtur që 31 ndeshje të Ligës së Kampionëve në shtëpi, prej të cilave i ka fituar 28. Kjo ecuri e ka thyer rekordin për ecurinë më të mirë në histori të kësaj gare. Ata i kanë pranuar vetëm 15 gola në këtë periudhë dhe kurrë më shumë sesa një për ndeshje.

– Goli i radhës i Barcelonën në Ligën e Kampionëve do të jetë i 500-i për katalonasit në këtë garë. Vetëm rivali i tyre i vjetër, Real Madridi, ka shënuar më shumë (551).

(Kosova Sot(