“Arena Kombëtare” nuk është gati, ja ku do luhet ndeshja Shqipëri-Moldavi

  • 01 May 2019 - 15:03
“Arena Kombëtare” nuk është gati, ja ku do luhet ndeshja Shqipëri-Moldavi

UEFA në faqen e saj zyrtare ka përcaktuar se ku do të luhet takimi i vlefshëm për eleminatoret e Euro 2020 mes Shqipërisë dhe Moldavisë.

Balliu KombetarjaDisa muaj më parë FSHF deklaronte se stadiumi i ri “Arena Kombëtare” do të ishte gati për këtë takim, që do të luhet në 11 qershor, por duket se impianti nuk do të jetë gati për këtë sfidë, megjithëse punimet vazhdojnë intesivisht. Ditën e sotme, UEFA ka përcaktuar se ky takim do të zhvillohet në “Elbasan Arena”.

(Kosova Sot)