Operohet Hekuran Kryeziu

  • 01 May 2019 - 16:21
Operohet Hekuran Kryeziu

Mesfushori kosovar Hekuran Kryeziu ka kryer me sukses intervenimin në gjurin e këmbës. 26 vjeçari këputi ligamentet e gjurit muajin e kaluar në ndeshjen kundër Luganos dhe u desht të largohej pas 15 minutave lojë.  Kryeziu i është nënshtruar operacionit të martën e kaluar dhe gjithçka ka shkuar mirë.

Sipas parashikimeve të stafit mjekësor të Zurichut, Kryeziu do të jetë jashtë fushës prej 6 deri në 9 muaj, rrjedhimisht do ti mungoj Kosovës në shumicën e ndeshjeve kualifikuese për kampionatin evropian.

(Kosova Sot)