Konfirmohet kundërshtari i Joshuas për meçin e 1 qershorit

  • 01 May 2019 - 16:33
Konfirmohet kundërshtari i Joshuas për meçin e 1 qershorit

Andy Ruiz Jr është konfirmuar edhe zyrtarisht si kundërshtari i ri i kampionit të padiskutueshëm të botës në kategorinë e rëndë të boksit, Anthony Joshuas, për meçin e 1 qershorit në Madison Square Garden. Boksieri meksikan do të boksojë në vend të Jarrell Miller, për shkak se ky i fundit doli pozitiv në testet e dopingut, në meçin debutues të britanikut Joshua në SHBA.

Kjo nënkupton se Ruiz do të përpiqet t’ia rrëmbejë Joshuas titujt ËBA, ËBO dhe IBF në arenën e famshme në Manhattan. Ruiz vjen i freskët nga një fitore e fuqishme ndaj Alexander Dimitrenko, të cilin e nokautoi pas pesë rundeve në fillim të këtij muaji.

Meksikani i ka 32 fitore nga 33 meçe, përshirë 22 me nokaut. Joshua, ndërkohë, është i pamposhtur pasi i ka fituar të gjitha 22 meçet e tij.

(Kosova Sot)