Kjo që po ndodh sivjet nuk ka ndodhur kurrë në futbollin tonë

  • 01 May 2019 - 17:04
Kjo që po ndodh sivjet nuk ka ndodhur kurrë në futbollin tonë

Futbollisti i mirënjohur kosovar i cili pati fatin që në karrierën e tij të luajë në klubet më të famshme në futbollin tonë, Enis Zabërxha në një bisedë për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se kampionati i sivjetmë do të mbahet gjatë në mend pasi ky rivalitet që është tash nuk ka ndodhur kurrë më herët. “Pa asnjë dyshim them se kampionat është shumë interesant dhe kështu nuk ka ndodhur asnjëherë. Nuk e mbaj mend që kampionati mu vendos në xhiron e fundit dhe atë në luftë me tri skuadra”, ka thënë Zabarxha i cili në mesin e tri skuadrave favorite për titull, Prishtinës, Feronikelit e Llapit e ka favorizuar Llapin. “Unë e favorizoj Llapin për shkak të orarit që ka dhe loja vendimtare për titull mendoj që do të jetë loja Prishtina – Llapi. Nëse këtë takime fiton Llapi atëherë 99 përqind do të bëhet kampion”, ka thënë për gazetën “Kosova Sot”, Enis Zabërxha, duke folur më pas edhe për mundësinë manipulimeve të rezultateve. “Sa i përket aleancave ndërmjet ekipeve them se do të ketë por jo aq shumë, pasi titulli këtë herë vendoset në ndeshjet direkt të këtyre skuadrave të lartpërmendura dhe nuk do të ketë shumë mundësi t’ju bëjnë favore skuadrat tjera”, ka përfunduar Zabërxha.

(Kosova Sot)