Feronikeli - Trepça ‘89 finalja e Kupës së Kosovës

  • 01 May 2019 - 17:24
Feronikeli -  Trepça ‘89 finalja e Kupës së Kosovës

Feronikeli dhe Trepça ’89 do të luftojnë për trofeun e Kupës së Kosovës më 25 maj, pasi i fituan duelet e tyre përkatëse gjysmëfinale. Feronikeli e mposhti 2:0 Ballkanin në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të mërkurën në stadiumin Rexhep Rexhepi në Drenas, dhe kalon në finale pas rezultatit të përgjithshëm 4:1 pas dy ndeshjeve. Skuadra nga Drenasi e kishte fituar 2:1 ndeshjen e parë në Suharekë para një jave.

Ndërkohë, Feronikelit në finale i bashkohet Trepça ’89, që përkundër humbjen në ndeshjen e kthimit 1:0 në shtëpi nga Vëllaznimi, kalon në finale me rezultat të përgjithshëm 4:1 pas dy ndeshjeve. Klubi nga Mitrovica e kishte turpëruar 4:0 Vëllaznimin në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Gjakovë para një jave.Finalja e Kupës së Kosovës do të zhvillohet më 25 maj.Fituesi i Kupës së Kosovës e siguron edhe pjesëmarrjen në garat evropiane.

(Kosova Sot)