Messi i uron Casillasit shërim të shpejtë, pas sulmit në zemër

  • 02 May 2019 - 11:20
Messi i uron Casillasit shërim të shpejtë, pas sulmit në zemër

Pas superparaqitjes kundër Liverpoolit, Lionel Messi gjeti kohë që t’i urojë Iker Casillasit shërbim të shpejtë, pasi që portieri spanjoll pësoi sulm në zemër të mërkurën në mëngjes.

Klubi portugez njoftoi se gjendja shëndetësore e portierit spanjoll është e mirë dhe stabile dhe se problemi i tij me zemër është rregulluar.

Pasi e komentoi ndeshjen e Barcelonës kundër Liverpoolit, të cilin katalonasit e fituan me rezultat 3:0, Messi i uroi shërim të shpejtë Casillasit.

“Së fundi, unë dua ta shfrytëzoj këtë mundësi për t’ia dërguar një përqafim Casillasit dhe t’i uroj atij shërim të shpejtë”, ka thënë Messi.

Casillas iu nënshtrua një operacioni të vogël, një kateterizimi kardiak, menjëherë pasi u pranua në spital. Pasi gjendja ishte qetësuar dhe procedurat mjekësore ndaj tij ishin kryer, 37-vjeçari u kishte shkruar miqve më të afërt, duke u thënë shkurt: “Jam mirë”.

Casillas do t’i mbushë 38 vjet këtë muaj dhe ka qenë pjesë e Portos që prej vitit 2015 dhe sapo e ka rinovuar kontratën me klubin portugez për një sezon, me opsion për të paktën edhe një vit tjetër.

(Kosova Sot Online)