Lojtarët e Barcelonës e lavdërojnë Messin: Ai është spektakolar

  • 02 May 2019 - 11:50
Lojtarët e Barcelonës e lavdërojnë Messin: Ai është spektakolar

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, i ndihmoi skuadrës së tij të shkojë një hap më afër titullit të Ligës së Kampionëve duke i shënuar dy gola në ndeshjen e mbrëmshme kundër Liverpoolit. Kjo paraqitje e argjentinasit i la bashkëlojtarët e tij të mahnitur.

Mesfushori Arturo Vidal e lavdëroi Lionel Messi, i cili ndihmoi me dy golat e tij në fitoren me rezultat 3:0 të Barcelonës kundër Liverpoolit, në kuadër të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Goli i dytë i Messit mbrëmë ishte një goditje e mrekullueshme nga gjuajtja e lirë, që e mposhti portierin Alisson Beckerin. Ky ishte goli i 600-të në 683 paraqitjes e argjentinasit për Barcelonë, 14 vjet pasi e shënoi golin e tij të parë për katalonasit.

“Messi është spektakolar – është e mrekullueshme të shohësh çfarë bën ai në fushë. Sot ishte ndeshja më e rëndësishme e vitit dhe unë tentova ta shijoj aq sa ishte e mundur”, u shpreh Vidal, pas ndeshjes.

Vidali nuk ishte i vetmi që e lavdëroi Messin mbrëmë pas ndeshjes, pasi që edhe mbrojtësi anësor Jordi Alba e bëri të qartë mendimin e tij për argjentinasit. Alba tha se Barcelona duhet ta shfrytëzojë epërsinë e të pasurit lojtarit më të mirë në botë në skuadër.

“Me Messin, ne e kuptojmë njëri-tjetrin shumë mirë. Kemi qenë duke luajtur bashkë për shtatë vjet dhe kjo gjë vërehet. Ai është lojtari më efektiv dhe më i mirë në botë. Unë dhe të tjerët në Barcelona duhet ta shfrytëzojmë këtë epërsi”, tha Alba.

Barcelona do të shpresojë se Messit do të jetë po kaq mbresëlënës edhe në ndeshjen kthyese kundër Liverpoolit, e cila zhvillohet të martën në stadium “Camp Nou”. (Kosova Sot Online)