NBA: Jokic udhëheq Portland kundër Denver

  • 02 May 2019 - 13:23
NBA: Jokic udhëheq Portland kundër Denver

Vijon seria e “play off” në kampionatin më të bukur të basketbollit në botë, NBA. Mbrëmë është luajtur vetëm një ndeshje, ku Portland Trail Blazers ka barazuar serinë e këtij raundi kundër Denver Nuggets.

Triumfi i vendësve është pasqyruar në rezultatin 97-90. Loja ishte emocionuese, sepse të dyja skuadrat dhanë më të mirën. 

Fillimisht ishin miqtë në epërsi, pastaj e morën situatën në dorë vendësit, që u udhëhoqën nga basketbollisti më efikas i tyre, Nikola Jokic, me 16 pikë dhe 14 kërcime. Për Portland zhvilloi një ndeshje fantastike C.J. McCollum, që realizoi 20 pikë.

(Kosova Sot Online)