Vidal: Juventus më ka zhgënjyer

  • 02 May 2019 - 14:51
Vidal: Juventus më ka zhgënjyer

Arturo Vidal ka komentuar fitoren e Barcelona-s së tij kundër Liverpool-it në gjysmëfinalet e Champions League, por ka folur edhe për eliminimin e Juventus-it në çerekfinale.

"Jam zhgënjyer nga Juventus, mendoja se do të arrinte në finalen e Champions League. Jam befasuar nga eliminimi i tyre, duke parë lojtarët që kanë. Tani mendoj vetëm që të fitoj Kupën".

Messi- "Ai është i jashtëzakonshëm. Jo vetëm që shënon dhe ndihmon të tjerët ta bëjnë, por është shumë i dobishëm edhe në fazën mbrojtëse, në presing. Jam shumë i kënaqur që luaj me të".

CHAMPIONS - "Objektivi është që të fitojmë Champions-in dhe ndeshja me Liverpool-in ka qenë më e rëndësishmja deri tani. Kemi marrë një rezultat të mirë, që na jep pak qetësi për ndeshjen e kthimit. Goli i dytë i Leos ka qenë me të vërtetë i veçantë".

(Kosova Sot Online)